Skandal në Prokurorinë e Gjirokastrës/ Vrasësit të biznesmenit italian i hiqet akuza e vrasjes

Aktualitet

Skandal në Prokurorinë e Gjirokastrës/ Vrasësit të

Kamber Sulçajt, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, i janë zbutur akuzat nga Prokuroria e Gjirokastrës.

Nga akuza për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, çështja është rikualifikuar në vrasje për shkak të tronditjes së fortë psikike.

Ndryshimi i akuzës mund të ndikojë në pozicionin ligjor të Sulçajt, i cili tashmë rrezikon të lërë qelinë brenda një kohe të shkurtër.

Çështja ndodhet në fazën e seancës paraprake, ku gjykata do të shqyrtojë akuzat dhe do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim.

Biznesmeni italian Edoardo Sarchi, administrator i fabrikës “Tegola Edilcentro”, u vra në shtator të vitit 2025 në Tepelenë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Nivicë-Salari, pas një konflikti të dyshuar mes palëve për përdorimin e dritave të gjata të automjeteve.

Sipas hetimeve, Sulçaj dyshohet se qëlloi me armë gjahu në drejtim të automjeteve, duke i shkaktuar vdekjen biznesmenit italian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion