"Nëse nuk do isha unë, Selin do të ishte e...", Dj Gimbo habit me deklaratën e tij për marrëdhënien e banores me Mirin!

Showbiz

"Nëse nuk do isha unë, Selin do të ishte e...", Dj

Në pjesën e fundit të programit të Big Brother VIP Radio, live në valët e Top Abania Radio-s dhe YouTube, në fokus ishin DJ Gimbo dhe Selin të cilët u shfaqën të veshur njësoj, duke nxitur menjëherë diskutime për raportin mes tyre, edhe pse ende nuk janë zyrtarisht çift.

Moderatorët e kësaj pjese të fundit, e kanë pyetur Selin, drejtpërdrejtë, nëse ka pëlqim për Gimbon, e cila nuk hezitoi të përgjigjej. Ajo falënderoi për ftesën dhe u shpreh se brenda shtëpisë nuk ka frikë të tregojë ndjenjat kur pëlqen realisht dikë. Më pas, Kristi e pyeti Gimbon për mënyrën se si Selin ishte para ardhjes së tij në shtëpi dhe më pas, si dhe nëse ai mendonte se shprehja e pëlqimit ndaj saj mund të ketë ndikuar në lojën e banores.

Gimbo:

Nuk e besoj se ka qenë i nxituar vendimi im.

Moderatori nuk është mjaftuar me kaq, duke iu drejtuar sërish Gimbos:

Ti mendon se duke shprehur pëlqimin tënd, ka ndikuar në prime?

Gimbo u shpreh:

Nuk është pika kryesore, është një ndër pikat. Ka pas shumë gjëra, sepse nëse nuk do të ishte dikush si unë, kjo kishte vazhduar ende e mashtruar…

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion