Vr'asja në Bulqizë, gjendet kallashnikovi i fshehur, hetimet ngrenë dyshime për një person të tretë

Aktualitet

Vr'asja në Bulqizë, gjendet kallashnikovi i fshehur, hetimet
Ka marrë një tjetër rrjedhë ngjarja e rëndë e vrasjes së 62-vjeçarit, Urim Fikut, në fshatin Godfi të Bulqizës. Detaje të reja janë zbuluar nga gazetari Elton Qyno, i cili ka mësuar se gjatë kontrollit të mëngjesit të sotën është gjetur një armë zjarri kallashnikov me disa plumba karikatori.

Arma automatike është gjendur e fshehur në kasollen e banesës, dhe në folenë e fishekut kishte një plumb. Rikontrolli për armë është bërë pasi rreth banesës së viktimës, policia një ditë më parë kishte gjetur 3 gëzhoja automatiku, duke çuar në dyshimin se në vendin e krimit veç pistoletës ishte përdorur dhe një armë automatike.

Gëzhojat tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe pritet që në ditët në vijim t’i nënshtrohen një ekspertize krahasuese balistike me armën tip pistoletë dhe kallashnikovin e sekuestruar.

Gjetja e këtyre gëzhojave në distanca të ndryshme nga njëra-tjetra ka ngritur dyshime të forta se Urim Fiku është ndjekur me vrap nga autori i krimit, i cili ka qëlluar me intensitet drejt Fikut, derisa ai është prekur nga një plumb pas shpine dhe është rrëzuar në tokë. Autori i krimit më pas dyshohet se e ka qëlluar Fikun me një sëpatë në kokë, duke i dëmtuar rëndë pjesën e kafkës.

Policia dhe prokuroria kanë kërkuar informacion nga mjekësia ligjore për të përcaktuar nëse vdekja e Urim Fikut ka ardhur nga dëmtimi i rëndë i trurit përmes goditjes me sëpatë apo si pasojë e goditjes me një plumb të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Hetuesit kanë ngritur dyshime të forta se në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe një person i tretë, që dyshohet se banon aty pranë, për të cilin po punohet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tij. Për këtë ngjarje të rëndë policia ka arrestuar djalin dhe gruan e viktimës, Sadete dhe Gazmir Fiku, të cilët janë lënë në masën e "Arrestit në burg".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion