“Më jep 20 mijë euro”- U denoncua nga një zyrtar për gjobëvënie, Gjykata e Tiranës lë në burg gazetarin Elio Laze

Aktualitet

“Më jep 20 mijë euro”- U denoncua nga një zyrtar

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg gazetarin Elio Laze, i cili akuzohet se i kishte vënë 20 mijë euro gjobë një zyrtari, për t’i fshirë një lajm nga portali të cilin ai drejton, Priza.al.

Denoncimi në polici është bërë nga Klaus Shaqiri, një zyrtar i shëndetit publik, të cilit gazetari Laze dyshohet se i kishte kërkuar 20 mijë euro.

Përmes artikujve të ndryshme në portalin e tij Priza.al, Elio Laze e kanoste zyrtarin duke i vënë ‘gjoba’.

Zyrtari Klaus Shaqiri ka bashkëpunuar me autoritetet dhe në momentin e arrestimit, Elio Lazes i është sekuestruar vetëm një shumë prej 5 mijë eurosh.

“Shantazhoi një punonjës të administratës publike, për t’i marrë 5000 euro, që të fshinte nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, arrestohet 37-vjeçari. I arrestuari, me precedent për armëmbajtje pa leje. Sekuestrohen shuma e eurove dhe 4 celularë”, thuhej në njoftimin e policisë./ Panorama.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion