Protestë për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, bashkëshortja mesazh turmës: Sot të gjithë jemi në paraburgim!

Bota

Protestë për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit,

Turqia ka protestuar sot pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, kryetarit të bashkisë së Stambollit, ku qytetarët  u mblodhën para ndërtesës së Bashkisë Metropolitane të Stambollit për të kundërshtuar prangosjen e tij.

Dilek Imamoglu, gruaja e Ekrem Imamoglu, kundërshtoi vendimin e organeve policore, iu drejtua turmës duke thënë: “Jam mirënjohëse për të gjithë ju që kapërceni pengesat për të qenë këtu sot”.

Ajo theksoi se ndalimi i të bashkëshortit të saj nuk ishte vetëm për të, por për vullnetin e 16 milionë banorëve të Stambollit, për pensionistët që përfitojnë nga programet sociale, për të rinjtë dhe për të varfrit që janë të shtypur nga qeveria aktuale.

“Sot, ne jemi të gjithë nën paraburgim. Sot, ajo që është nën paraburgim është sundimi i ligjit, drejtësia dhe demokracia. Sot është shpresa për një Turqi paqësore, të lumtur, të drejtë dhe demokratike për 86 milionë qytetarë”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT