Basha thumbon kryeministrin: O Rame, pasagjer ngele mër burrë. Si s’të pash njëherë në timon!

Politikë

Basha thumbon kryeministrin: O Rame, pasagjer ngele mër burrë. Si

Demokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama pas një sërë videosh në rrjetet sociale. 

Basha i kujton ministrat e arrestuar të mazhorancës duke cituar: Ku i ke ata që i veshe në timon?

"O Rame, pasagjer ngele mër burrë. Si s’të pash njëherë në timon. Apo harrova s’di me i dhonë ti, i japin të tjerët për ty. Masanej firifiu i çon te vendi ti apo jo? Ëëëë... Ku i ke shokët mër Ram.

Ku i ke ata që i veshe në timon. Ata që firmosin për ty. Mirë një në burg, dy në burg, tre në burg, katër në burg, pesë në burg, gjashtë në burg.

Po o mush 313 me shokët e tu me Rame.Ose ti je më buf se bufi dhe të vjedhin shokët pas shpine. Ose ti je nona kësaj pune. Je kreu i Bandës. E Rame, Rame. Kam një porosi po ta le të Çani, këto dy paketat", shprehet Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion