Prej ditësh nën pushtetin e zjarrit, Sardenja merr ndihmë edhe nga Greqia
Lajmifundit
/
27 July 2021, 13:49
Bota

Greqia i ka ardhur në ndihmë Sardenjës ditën e sotme, pse që prej 4 ditësh është nën pushtetin e zjarrit. Mediat shkruajnë se janë aktive 4 vatra, të cilat prej më shumë se 60 orësh po shkatërrojnë peisazhin.
Aktualisht, mbi 2000 persona janë evakuuar, ndërsa sipërfaqja e djegur ka shkuar mbi 20 mijë hektarë. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por në ekonomi, pasi ky vend ishte një atraksion shumë i madh për turistët.

Më herët, Sardenja mori ndihmë nga Franca.


