Covid-19/ DSHP Shkodër përgënjeshtron Ministrinë e Shëndetësisë: Nuk kemi raste me variantin Delta

Aktualitet

Covid-19/ DSHP Shkodër përgënjeshtron Ministrinë e

Vetëm pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi praninë e variantit të ri të Covid-19, Delta, prezenca e të cilit në vendin tonë u konfirmua edhe nga Laboratori i Referencës në Berlin. Sipas anëtarëve të Komitetit Teknik, kjo shpjegon edhe rritjet e infektimeve në 2 javët e fundit.

Ishte Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico e cila ka konfirmuar se janë 10 bashki në të cilat qarkullon varianti i ri:” Varianti Delta u konfirmua në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastër, Korçë, Peqin, Mat dhe Vlorë”,u shpreh ajo.

Por, shefja e epidemiologjisë në Shkodër, Dhurata Hysaje e ka mohuar faktin e të paturit raste pozitive me variantin e ri Delta. Sipas saj deri më tani nuk ka asnjë rast të paraqitur të pacientëve që kanë rezultuar pozitiv me këtë variant duke e përgënjeshtruar njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetsisë.

Bashkia Shkodër renditet ndër bashkitë me numrin më të vogël të rasteve aktive me Covid-19 dhe me numër më të lartë vaksinimesh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion