Përkeqësohet situata në Kinë, 33 të vdekur si pasojë e përmbytjeve masive
Lajmifundit
/
22 July 2021, 11:32
Bota

Të paktën 33 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përmbytjeve masive në Kinë. Autoritetet lokale tregojnë se për pasojë 3 milionë njerëz janë evakuuar. Përmbytjet kanë shkaktuar valë të mëdha uji nëpër rrugë, tunele dhe sistem të metrosë.
Shirat janë duke vazhduar edhe sot, duke i penguar operacionet e shpëtimit dhe pastrimit. Pamjet nga Zhengzhou kanë treguar njerëz të bllokuar brenda trenave të metrosë, me ujë deri në qafë. Qindra prej tyre janë nxjerrë të gjallë nga ekipet e shpëtimit.
Kjo është një periudhë e zakonshme me shi në Kinë dhe përmbytjet ndodhin çdo vit.


