Përkeqësohet shëndeti i Navalny në burg, zëdhënësja e tij: Po vdes, është çështje ditësh

Bota

Përkeqësohet shëndeti i Navalny në burg,
Disidenti rus, Alexei Navalny, i cili është i sëmurë dhe ka nisur një grevë urie kundër kushteve të këqija në burg rrezikon të pësojë një arrest kardiak nga momenti në moment. Lajmi u dha nga zëdhënësja e tij, e cila deklaron se mjekë pranë opozitës kërkojnë dita ditës nga autoritetet mundësinë që ta vizitojnë.

“Zakonisht njerëzit e shmangin fjalë “po vdes”, por kjo është ajo që po ndodh me Alexei. Ai po rrezikon jetën. Kushtet e tij shëndetësore janë shumë të këqija”, shkruan në Twitter, Kira Yarmish.

Më 31 mars, Navalny, i cili qëndron në burg prej shkurtit, ka nisur një grevë urie për të kërkuar një trajtim mjekësor të përshtatshëm për dhimbjet e tij në shpinë dhe kushte më të mira. Opozitari rus është duke vuajtur një dënim me dy vjet e 6 muaj në një burg në Pokrov, rreth 100 km në lindje të Moskës./A2cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion