Tragjedi! Mbytet barka me emigrantë, 41 persona të vdekur
Janë gjetur trupat e pajetë të 41 emigrantëve të parregullt, një prej të cilëve ishte fëmijë, pasi barka me të cilën po udhëtonin drejt Italisë u fundos pranë vendndodhjes Sidi Mansour të qytetit Sfaks në Tunizinë Jugore, transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë të bërë dje nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), thuhet se trupat e pajetë të 41 personave u gjetën në barkën që u mbyt dy net më parë pranë vendndodhjes Sidi Mansour.
Tre persona janë shpëtuar pas përpjekjeve të kërkimit dhe shpëtimit të kryera dje nga ekipet e Rojës Bregdetare Kombëtare të Tunizisë. Siç raportohet, të gjithë emigrantët që humbën jetën në aksident ishin nga Afrika Sub-Sahariane.


