PAMJET / "Gazetarin e vranë shqiptarët", mediat greke ia faturojnë emigrantëve ngjarjen e rëndë!

Mediat greke publikuan një tjetër video të momentit kur autorët largohen nga vendi i ngjarjes, tri minuta pas ekzekutimit të gazetarit George Karaivaz.
Sipas gazetareve dhe policise kamera e sigurisë i ka fiksuar dy killerat mbi motor pranë shtëpisë së gazetarit.
Sipas shtypit të vendit fqinj në duart e autoriteteve janë mbi 100 video që tregojnë të gjithë itinerarin e lëvizjes së autorëve nga ndjekja deri te largimi nga vendi i ngjarjes.
Heuesit siguruan 22 dëshmi nga qytetarët që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe i panë vrasësit, të maskuar të qëllonin mbi gazetarin dhe të largoheshin me shpejtësi.
Një tjetër provë e fortë në duart e hetuesve, që konsiderohet si “minierë ari” është telefoni i gazetarit, kontaktet e fundit, mesazhet, tabulatet dhe gjithçka tjetër pritet që të ndihmojë autoritetet për të shkuar në gjurmët e autorëve.
Mediat greke në disa artikuj shkruanin sot se hetuesit dyshojnë se autorët që kanë kryer ekzekutimin janë dy shqiptarë të cilët kanë bashkëpunuar me grupet kriminale greke, por deri tani nuk asgjë konkrete, citon tv abc


