Pamje nga shpërthimi i madh në Gjermani, frikë për re toksike (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në një impiant për përpunimin e mbeturinave në zonën e Birig, në gjermani. Deri më tani autoritetet lokale kanë konfirmuar 1 të vdekur, 16 të plagosur dhe katër persona të zhdukur.
Zjarri është shuar, por tymi i zi i dendur ende po del nga vendi i shpërthimit, ku, siç vëren Bild, janë duke u djegur mbetjet, përfshirë dhe mbetjete toksike të rrezikshme.
RAW: A huge explosion at a chemical park in the western German city of Leverkusen sent a column of black smoke into the air, with officials urging residents to shelter indoors and close their windows. pic.twitter.com/jc2ehvL9T0
— DW News (@dwnews) July 27, 2021
Reja toksike që është krijuar po drejtohet, sipas qendrës së kontrollit të rajonit Rhineland-Bergis, në zonat e Bursaid dhe Vermelskirchen, ndërsa aroma e rëndë ndihet deri në Zollingen dhe Wuppertal.
Disa minuta pas shpërthimit, u aktivizua aplikacioni "NINA", përmes të cilit, me një mesazh të "rrezikut ekstrem", banorët u njoftuan të qëndronin brenda dhe të mbanin dyert dhe dritaret të mbyllura.
Koelner Stadtanzeiger, ndërkohë, raporton se që nga fundi i javës së kaluar, kompanitë e ndërtimit kanë hequr mbeturinat e mëdha nga përmbytjet e fundit në Gjermaninë perëndimore, për transportuar ato në fabrikën aktuale për klasifikim dhe djegie.
Sipas menaxherëve të objektit Chempark, shkaku i shpërthimit është i paqartë.


