Nis “mbrojtja” kundër alienëve, ndërtohet rrjeti global që gjurmon UFO-t

Showbiz

Nis “mbrojtja” kundër alienëve, ndërtohet rrjeti

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, të drejtuar prej një astronomi te njohur të Harvardit, njoftuan iniciativën e tyre të re: grumbullimin e provave për teknologjinë e ndërtuar nga civilizime jashtëtokësore.

I ashtëquajturi “Projekti Galileo”, parashikon ndërtimin e një rrjeti global teleskopësh mesatarë, kamerash e kompjuterësh për të hetuar objektet fluturuese të paidentifikuara.

Deri tani, ai është financuar me 1.75 milionë dollar nga donatore privatë. “Ne nuk mund ta injorojmë më mundësinë e civilizimeve të tjera”, u shpreh profesor Avi Loeb.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Impakti i çdo zbulimi të teknologjisë jashtëtokësore në shkencë, teknologjinë dhe në të gjithë këndvështrimin tonë global, do të jetë gjigand”, shtoi ai. Projekti përfshin studiues nga Harvard, Princeton, Cambridge, Caltech dhe Universiteti i Stokholmit.

Nisma vjen pas raportit të lëshuar më herët nga Pentagonit lidhur me fenomenet ajrore të paidentifikuara. Në raport, ministria amerikane e mbrojtjes pohonte se natyra e këtyre fenomeneve, ishte e paqartë. “Ajo që ne shohim në qiellin tonë nuk është diçka që duhet ta interpretojnë politikanët apo personeli ushtarak sepse ata nuk janë ekspertë. I takon komunitetit të shkencës të punojë për të kuptuar”, tha Loeb.

Përveç studimit të UFO-ve, Projekti Galileo synon të hulumtojë objektet që vizitojnë sistemin tonë diellor nga hapësira ndëryjore dhe të gjurmojë satelitët e huaj që mund të vëzhgojnë Tokën.

 

ME TE LEXUARAT