Pamje dramatike/ Zjarre masive në Japoni, flakët përhapen me shpejtësi, evakuohen mbi 3 mijë persona

Bota

Pamje dramatike/ Zjarre masive në Japoni, flakët përhapen me

Dy zjarre të mëdha pyjore kanë përfshirë veriun e Japoni, duke dalë jashtë kontrollit dhe duke u përhapur edhe në zona të banuara.

Autoritetet japoneze kanë lëshuar urdhra evakuimi për më shumë se 3,000 banorë, ndërsa situata mbetet kritike. Zjarri fillimisht shpërtheu të mërkurën në një zonë malore dhe më pas u përhap në një front të dytë rreth 10 kilometra larg, pranë qytetit të Otsuchi.

Forcat zjarrfikëse janë angazhuar intensivisht si nga toka ashtu edhe nga ajri për të vënë nën kontroll flakët, por përhapja e shpejtë e tyre po vështirëson ndërhyrjen.

Sipas të dhënave paraprake, zjarret kanë djegur mbi 1,176 hektarë tokë, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të paralajmërojnë për rrezik të shtuar në zonat përreth.

ME TE LEXUARAT