Burgim të përjetshëm për dy të akuzuarit për sulmin në Banjskë, 30 vite për Dushan Maksimoviq

Është shpallur vendimi për tre të akuzuarit lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, në një seancë të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.
I vetmi nga të pandehurit që mori pjesë në shpalljen e vendimit ishte Dushan Maksimoviq. Ndërkohë, pjesë e aktakuzës dhe procesit gjyqësor ishin edhe Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq.
Sipas vendimit të gjykatës, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vite burg.
Procesi gjyqësor u zhvillua në kushte sigurie të lartë për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe rëndësisë së saj në aspektin e sigurisë rajonale.


