Tentuan të korruptonin policët rrugorë për të shmangur gjobën, procedohen dy shoferë në Durrës

Aktualitet

Tentuan të korruptonin policët rrugorë për të shmangur

Policia Rrugore në Durrës ka goditur dy raste të tentativës për mitëdhënie, ku dy drejtues automjetesh, të cilët rezultuan se drejtonin në efektin e alkoolit, u ofruan para efektivëve për të shmangur masën administrative.

Sipas njoftimit të policisë, dy automjetet u ndaluan për verifikim në rrugët “Shkozet-Durrës” dhe “Princ Topia”. Pas kryerjes së testit, të dy drejtuesit rezultuan në efektin e alkoolit.

Në përpjekje për të shmangur ndëshkimin, ata tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë duke u ofruar para.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetasit, J. D., 41 vjeç, banues në Fier, dhe G. M., 48 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia Rrugore e Durrësit u bën apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion