Pse nuk del në protestë? Reagon Mimoza Ahmeti: Studentët s'janë të qartë pse dalin në rrugë

Poetja e njohur, Mimoza Ahmeti në një koment që ka bërë së fundmi për protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë ka deklaruar se ata nuk janë të qartë për çfarë protestojnë.
Në një intervistë për Andale, poetja u ka dhënë përgjigje dhe të gjithë atyre që shpesh e kanë pyetur se përse nuk u bashkohet studentëve.
“Në rrugë Mimoza Ahmeti që është një profesore që e njeh sociologjinë si origjinë teorikisht, se praktika gjë tjetër.
E njeh në majë të gishtave dhe të të shoqërojnë studentë të cilët thonë nuk jemi shumë të qartë, por jemi të pakënaqur.
Dhe aq më tepër kur e di se studentët që nuk punojnë janë në anekset e shoqërisë, pra janë në pritje.
Nuk janë ata njerëz që e riprodhojnë shoqërinë që u del fjala nga organizmi se kam peshën.”- tha poetja.


