Palestina nuk po gjen paqe, izraelitët rinisin luftën ajrore

Bota

Palestina nuk po gjen paqe, izraelitët rinisin luftën ajrore

Forcat izraelite kanë rinisur sulmet kundrejt Palestinës. Lajmin e bër me dije vetë Izraeli, ku bën me dije se ka kryer sulme ajrore kundër bazave ushtarake të Hamasit në Gaza, në shenjë hakmarrjeje pas disa balonave zjarr-ndezëse të lëshuara nga militantët e Hamasit. Nuk bëhet e ditur nëse sulmet ajrore kanë shkaktuar ndonjë lëndim.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se shpërthimet u dëgjuan në Gaza në orët e para të së mërkurës, ndërsa autoritetet izraelite pretendojnë se disa balona zjarr-ndezëse u hodhën nga Gaza në Izrael më herët të martën duke shkaktuar zjarre të shumta

Shërbimi zjarrfikës i Izraelit tha se balonat ndezëse të nisura më herët nga Gaza kishin shkaktuar të paktën 20 zjarre në fusha nga komunitetet në Izraelin jugor. Ky ishte shpërthimi i parë më i madh që pas armë pushimit të shpallur me 21 maj, pas 11 ditësh luftimesh midis të dy palëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion