Nuk doli 9 muaj për t'u mbrojtur nga Covid, 62-vjeçaren e përplas kamioni ditën që "lë" shtëpinë

Bota

Nuk doli 9 muaj për t'u mbrojtur nga Covid, 62-vjeçaren e

Prej 9 muajsh nuk dilte nga shtëpia që të mbrohej prej Covid 19-tës, kaq frikë e kishte sëmundjen.

Por Sarah Lewis nuk i shpëtoi dot asaj që duket ishte e shkruar për. Gruaja nga Dorset i Anglisë sapo doli për herë të parë në rrugë pas një kohe kaq të gjatë, u hutua duke vendosur maskën dhe nuk e pa kamionin që po vinte. Mjeti e goditi duke e lënë të vdekur në vend.

62-vjeçarja kishte probleme shëndetësore, ndaj po i ruhej shumë Sars Cov 2-shit. Ajo kishte dalë në rrugë duke pritur një taksi dhe në momentet që po merrej me maskën, edhe shoferi i kamionit nga ana tjetër po rregullonte pasqyrat. Ai thotë se e gjithë kjo, qe vetëm një çast. Në fillim i ishte dukur rruga bosh dhe nuk e kishte parë gruan që priste në këmbë.

Rezultati i hetimit tregoi se Lewis nuk e ka pasur mendjen dhe ishte krejtësisht e pavetëdijshme për praninë e kamionit, ndërsa gjithçka duket se ka qenë thjesht një aksident fatkeq.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion