Ngacmoi me mesazhe punonjësen, shefi e pëson keq, ja çfarë i bëri vajza(Video)
Lajmifundit
/
18 Prill 2021, 10:47
Bota

Një ngjarje aspak etike ka ndodhur në Kinë, ku një vajzë i ka gjuajtur shefit të saj me libra dhe me çdo gjë që gjen në zyrë.
DailyMail shkruan se sjellja e vajzës ka ardhur pasi shefi i saj i ka dërguar mesazhe ngacmuese, veprim qe e reja nuk e ka toleruar.
Pamjet e publikuara nga Daily Mail tregojnë se shefi i saj ka tentuar ti kërkojë falje, ku pretendon se mesazhet janë shaka, por e reja nuk e ka pranuar faljen duke u revoltuar çdo herë e më shumë.
Ngacmimet në zyrë janë rëndomë kudo në botë, por jo të gjithë kanë guximin e kësaj vajze.


