Përfshihet nga flakët banesa e 34-vjeçarit në Tiranë, nisin hetimet për shkakun e zjarrit
Lajmifundit
/
18 Prill 2021, 10:39
Aktualitet

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm në në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit H.M 34-vjeç. Sipas bluve nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale, ndërsa ka nisur hetimi për shkakun e zjarrit.
“Tiranë/Informacione paraprake
Rreth orës 23:30, në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr, në banesën e shtetasit H. M., 34 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Pritet akti i ekspertimit të ekspertëve të MNZ-së, për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, njofton policia