Ndodh për herë të parë! Mjekët heqin tumorin nga veshka në zemër me një robot

Ka ndodhur për herë të parë në histori heqja e një tumori me një robot. Mësohet se operacioni në Itali ka zgjatur 9 orë, ku urologët dhe kirurgët kardiakë operuan një 83-vjeçare. Sipas mediave, në këtë operim, ky grup mjekësh kanë kombinuar përdorimin e robotit kirurgjik dhe një tub special thithës, të futur nga kocka në zemër.
Mësohet se në këtë formë, mjekët shmangën mënyrën klasike të operacionit, që në fakt ishte i rrëzikshëm për moshën dhe gjendjen e pacientit. Mediat ialiane, duke cituar rrëfimin e mjekëve, shkruajnë se pincat e robotit, të futura përmes mikro-prerjeve të barkut, u përdorën gjithashtu për të hequr tumorin që kishte arritur në zemër.


