Vrasja për gërvishtjen e makinës, ky është autori i krimit në Peqin

Aktualitet

Vrasja për gërvishtjen e makinës, ky është autori i

Një tjetër ngjarje kriminale trondi sërish vendin mëngjesin e kësaj të marte.  Ështê siguruar foto Leonard Bashaliu, autori i vrasjes në fshatin Gjocaj të Peqinit. 36-vjeçari ekzekutoi me armë zjarri, 45-vjeçarin Ylber Xhahysa.

Shkak i ngjarjes duket të jenë bërë motive mjaft banale ku një konflikt i nisur 5 vite më parë ka çuar sot në humbjen e një jete. Leonard Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak të një konflikti të 5 viteve më parë për gërvishtjen e makinës,  që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës.

45-vjeçari Ylber Xhahysa u dërgua në spital ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion