Benjamin Netanjahu drejt fundit, rrezikon largimin nga pushteti pas 12 vitesh

Bota

Benjamin Netanjahu drejt fundit, rrezikon largimin nga pushteti pas 12 vitesh

Në fund të kësaj jave, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, do të përballet me një mocion mosbesimi që mund t'i japë fund 12 viteve të tij në pushtet. Kujtojmë më herët se një aleancë e gjerë partish nga spektri i majtë në të djathtin, edhe më partitë arabe brenda, parashikon largimin e Netanjahut dhe ardhjen e dy rivalëve të tij, Jair Lapid dhe Naftali Benet.

Për këtë situatë, kryetari i parlamentit izraelit njoftoi se votëbesimi i qeverisë së re është parashikuar të ndodhë bashkë me zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, nëse nuk do të ketë kundërshtime nga partitë.

"Debati dhe votimi i qeverisë së 36-të të Izraelit do të ndodhë të dielën, gjatë një seance të jashtëzakonshme të kuvendit."

Qeveria e re me 8 parti partnere shpreson të rrëzojë kabinetin tranzitor të Netanjahut me të paktën 61 vota nga 120 që ka parlamenti. Lideri i opozitës tha se objektivi i tyre është të zhbëjnë përçarjen e thellë që kanë krijuar katër zgjedhjet e fundit të parakohshme në vend. Ish-ministri i Financave, Lapid, shpreson ta ndërrojë postin e kryeministrit me rotacion me kolegun Benet, ish-ministrin që ka mbajtur disa poste në qeveritë e mëhershme të Netanjahut.

"Në politikën izraelite nuk ka asnjëherë garanci 100 për qind, por si qeveri mund t'ia dalim. Do të jetë qeveri e mirë dhe do të mbetet në këmbë sepse ka për bazë idetë e mira."

Ndërsa opozita akuzon qeverinë se po ndërhyn me dhunë e kërcënime për të blerë deputetët e lëkundur para votimit të fundjavës, kryeministri Netanjahu e ka quajtur koalicionin kundër tij “mashtrimin e shekullit” që ka për të vënë në rrezik pozitat e shtetit izraelit./oranews

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion