Moti i keq "pushton" Italinë, vinçi shembet mbi ndërtesë, shkatërrohen automjete (FOTO)

Bota

Moti i keq "pushton" Italinë, vinçi shembet mbi

Italia Veriore pasditen e kësaj të hëne është përfshirë nga moti i keq me studi dhe breshër.

Mediat vendase bëjnë me dije se Milano është dhe qyteti më i goditur nga stuhia, ku nga stuhia dhe era e fortë është shembur një vinç mbi çatinë e një ndërtese.

Ndër të tjera bëhet me dije se 24 familje u evakuuan nga ndërtesa ku fatmirësisht nuk u raportua për asnjë të lënduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Moti i keq "pushton" Italinë, vinçi shembet mbi

Sipas mediave italiane, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm të ri për motin i cili ende parashikon reshje të dendura shiu, të cilat në nivel lokal mund të jenë gjithashtu shumë intensive dhe të shoqërohen me breshër, rrufe dhe erëra të forta, sidomos në Piemonte, Lombardi, Veneto, Liguria, Emilia-Romagna dhe Toskanën e sipërme.

Moti i keq "pushton" Italinë, vinçi shembet mbi

Departamenti gjithashtu vlerësoi një alarm portokalli në pjesën më të madhe të Lombardisë për nesër, e martë 27 korrik.

Moti i keq "pushton" Italinë, vinçi shembet mbi

Moti i keq goditi gjithashtu zonën në jug të Parmës dhe zonën e poshtme të Modenës. Tre lëndime u regjistruan në komunën e Noviut, dy prej u goditën nga rrëzimi i një peme teksa udhëtonin me furgon.

 

 

ME TE LEXUARAT