Mjekët: Greva mund të “vrasë” Alexei Navalny, gjendja e tij shumë e rëndë

Bota

Mjekët: Greva mund të “vrasë” Alexei Navalny, gjendja

Gjendja shëndetësore e opozitarit Alexei Navalny është e rëndë, sipas mjekëve të tij. Këta të fundit kanë deklaruar së fundmi, se nëse kritiku i Kremlinit, nuk heq dorë nga greva e urisë, ai mund të vdesë. Ata theksojnë se, vazhdojnë të bindin atë që të shkëputet greva, por pa asnjë rezultat.

“Nëse greva e tij e urisë vazhdon edhe për një kohë minimale, për fat të keq, ai mund të vdesë”, thanë ata.

Ndërkohë që Alexei po lufton me jetën në burg, mbështetësit e tij vijojnë protestat për lirimin e tij. Vetëm një ditë më parë, autoritetet ruse kanë vënë në pranga 1,500 persona, që bënin thirrje për lirimin e Navalnit.

Ky i fundit u arrestua në shkurt, por që nga momenti i burgosjes, ai ka pasur shqetësime shëndetësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion