Rusia do tërheqë trupat ushtarakë nga Ukrahina, ministri: Ia arritëm qëllimin

Bota

Rusia do tërheqë trupat ushtarakë nga Ukrahina, ministri: Ia

Një javë pas vendosjes së trupave ushtarake në kufi me Ukrahinën, Rusia ka deklaruar se do i tërheqë. Lajmin e dha ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, i deklaroi se ka përfunduar stërvitja ushtarake në zonë dhe urdhëroi trupat ruse të ktheheshin në bazat e tyre të përhershme.

“Synimet e kontrollit të papritur u arritën plotësisht. Trupat ushtarake demonstruan aftësinë e tyre për të siguruar mbrojtje të besueshme të vendit. Në këtë drejtim, unë kam vendosur të përmbyll aktivitetet e inspektimit në qarqet ushtarake Jugore dhe Perëndimore”, tha Shoygu.

Ky vendim i marrë, ka marrë duartrokitjen e prsidentit të Ukrahinës, Volodymyr Zelenskiy. Ky i fundit përmes një postimi në Tëitter tha se vendimi ul  tensionin mes dy vendeve.

Ndërkohë, sjellim në vëmendje se Ukraina është përfshirë në konflikt në rajonet e saj lindore që nga marsi i vitit 2014, pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion