“Më ka humbur”, pranga oficerit të policisë, ju dha me qira radion grabitësve, u merrte nga 2 mijë euro

Bota

“Më ka humbur”, pranga oficerit të policisë, ju dha

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Greqi, ku një oficer policie ra në pranga për shkak se akuzohet për bashkëpunim me disa hajdutë.

Sipas asaj që raportohet në mediat greke oficeri i arrestuar u kishte dhënë me qira për 2 mijë euro radion dy hajdutëve, në mënyrë që ata të kryenin krimet e tyre dhe më pas të mund të largoheshin.

Ngjarja ka ndodhur në jug-lindje të Atikës, ndërsa policia sqaron se oficeri kishte deklaruar se i ka humbur radio, ndërsa krejt e kundërta kishte ndodhur në të vërtetë.

Pas zbulimit të këtij rasti oficeri u burgos ndërsa pritet të përballet me vendimin që gjykata do të caktojë për të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion