Nëna e të akuzuarit për vrasje, mes lotësh kërkon lirimin e djalit: E kam rritur jetim, është i pafajshëm

Aktualitet

Nëna e të akuzuarit për vrasje, mes lotësh kërkon

Nëna e Skënder Krasniqit, të akuzuar për vrasjen e Novruz Likometaj kërkon këmbëngul që djali i saj është i pafajshëm.

Së bashku me gruan dhe fëmijët e Krasniqit, e moshuara ka pritur para gjykatës së Fierit, aty ku u zhvillua seanca e radhës e të pandehurit.

Ajo pretendon se nuk u lejuan të hyjnë brenda, as për ta parë të birin. Para mediave, shton se “krimi është në familje” dhe djali i saj nuk ka fare lidhje.

“Është i pafajshëm. Krimi është në familje. T’i marrin familjen, t’i varin në litar, po nuk qe në familje, nuk do të jetë fare.
Pse palën e tyre e morën brenda? Se ka lekë ai dhe s’kam unë? Pse për lekë vuaj unë, unë vuaj për kalamajt e mi, për djalin që e kam rritur jetim? Janë në gjendje këta apo nuk janë?!”

Më herët, vajza e mitur, mes lotësh ka kërkuar të shohë babanë, por pa mundur të hyjë brenda.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion