Yuri Kim tregon si u miqësua me Ermira Babaliun: 5 minuta në aeroport dhe u takuam pas 1 viti...

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot në qytetin e Pogradecit me këngëtaren e njohur të serenatave Ermira Babaliu.
Diplomatja amerikane shprehet se me Babaliun u takuan rastësisht në aeroportin e Frankfurtit në shkurt të vitit të kaluar, por për shkak të pandemisë nuk e realizua premtimi për takimin e dytë në Pogradec.
Pas gati më shumë se 1 viti premtimi u mbajt dhe ato u takuan sot në qytetin e bukur të Lasgush Poradecit, ndërsa në mbrëmje zyrtarja e lartë e SHBA tha se do të shijojë buzë liqenit këngët e Ermira Babaliut.
View this post on Instagram
“Si filloi … si po shkon! Unë dhe Ermira Babaliu u takuam duke ndërruar avionët në aeroportin e Frankfurtit në shkurt të vitit të kaluar. Ne kaluam aq mirë në ato 5 minuta sa premtuam të takoheshim në Pogradec muajin tjetër. Bllokimi i Covid ndaloi takimin tonë, por pas më shumë se një viti, së fundmi jemi së bashku në Pogradec duke mbajtur premtimin. Pas disa orësh, Mira do të këndojë “Kali i Bardhë” dhe hite të tjera, dhe unë do të jem atje për të duartrokitur. Por së pari, Mira më dha një vështrim vjedhurazi buzë liqenit …” shkruan ambasadorja Yuri Kim.


