Kënga që theu rekordin e hitit ‘Gangnam Style’ në vetëm 24 orë nga publikimi

Showbiz

Kënga që theu rekordin e hitit ‘Gangnam Style’ në

Në muajin që lamë pas, Rosé, një nga katër anëtaret e grupit K-Pop Blackpink, bëri debutimin e saj solo me këngën "On The Ground" dhe "Guinnes World Records" raporton se publikimi ka vendosur jo një, por dy rekorde Guinness.

Rosé është artistja e parë që arrin vendin e parë në Billboard Global 200 si artiste solo dhe si pjesë e një grupi. Përpos kësaj, videoklipi theu një rekord, duke u bërë videoja muzikore nga një artist solo K-Pop që grumbullon më shumë shikime në YouTube në 24 orë. Në vetëm 24 orë, "On The Ground" pati 41.6 milionë shikime.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga këngëtari PSY dhe kënga e tij e famshme "Gangnam Style”.

Kënga që theu rekordin e hitit ‘Gangnam Style’ në

Përveç në Billboard Global, debutimi solo i Rose ka arritur në top listat muzikore anembanë globit. "On the Ground", kënduar tërësisht në anglisht, arriti vendin e 70-të dhe atë të 43, përkatësisht në listën Hot 100 të Billboard dhe Britain's Official Singles si kënga më e mirë nga një soliste femër K-pop.

Kujtojmë se Blackpink është grupi i parë korean me vajza që performoi në Coachella dhe grupi i parë K-Pop i përbërë nga vajza që fitoi një MTV Music Video Award.

ME TE LEXUARAT