Hiqen këngët e Taylor Swift nga postimet e Trump dhe Shtëpisë së Bardhë në rrjetet sociale

Disa nga këngët e Taylor Swift janë hequr nga videot e postuara në mediat sociale nga fushata e Donald Trump dhe Shtëpia e Bardhë.
Një video e postuar më 3 gusht ku shfaqet presidenti amerikan dhe zonja e parë, Melania Trump, duke parë fishekzjarrë, u postua këtë muaj në TikTok me këngën e Swift “August”.
“Jam e sigurt që @Taylor Swift do të jetë shumë e emocionuar që përdorëm këngën e saj! #taylorswift #maga #august”, thuhet në tekstin shoqërues.
Fushata e Trump publikoi më vonë një postim tjetër, duke e kritikuar Swift për titullin e albumit të saj të vitit 2012, Red. “A e dinit se Taylor Swift shkroi një album të tërë për ngjyrën e partisë Republikane?” shkruhej në të, duke sugjeruar tituj këngësh parodi.
Të dyja videot tani janë të heshtura. Llogaritë e mediave sociale të lidhura me Trumpin e kanë përdorur muzikën e Swift edhe në video të tjera të fushatës, por disa prej tyre nuk kanë më zë.
Postimet e tjera kanë përfshirë muzikë nga artistë si Ariana Grande, Katy Perry, Sabrina Carpenter, Olivia Rodrigo dhe Kenny Loggins, të cilët të gjithë kundërshtuan publikisht përdorimin e muzikës së tyre.
“Ju lutem mos e përdorni muzikën time në lidhje me këtë absurditet barbar, çnjerëzor dhe të neveritshëm”, shkroi Grande pasi Shtëpia e Bardhë postoi muzikën e saj mbi një montazh të agjentëve të ICE-së që prangosin dhe ndalojnë njerëz.
Kur Shtëpia e Bardhë e Trump përdori një nga këngët e Carpenter për të krijuar kolonën zanore të një videoje të bastisjeve të imigracionit në vitin 2025, këngëtarja shkroi : “Kjo video është e ligë dhe e neveritshme. Mos më përfshini kurrë mua ose muzikën time për të përfituar axhendën tuaj çnjerëzore.”


