Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Bota

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një

Një makinë që transportonte emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, ra në një greminë.

Ngjarja ndodhi orët e vona të ditës së djeshme, në një përrua në zonën pyjore të Rodosit, në Greqi.

Një person humbi jetën, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende deri më tani, ndërsa 3 të tjerë u plagosën dhe u nxorën me ndihmën e Zjarrfikësve dhe u transferuan në spitalet në Komotini dhe Selanik.

Oficerët e policisë nga Departamenti i Rojës Kufitare të Sapës të Drejtorisë së Policisë së Rodopit, thanë se makina devijoi duke dalë nga rruga për shkaqe të panjohura ende.

Departamenti i Patrullës Kufitare ngriti një padi për transportimin e emigrantëve të paligjshëm brenda vendit, teksa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht si dinamikën e ngjarjes së rëndë, ashtu edhe aktivitetin e trafikut të qenieve njerëzore.

 

ME TE LEXUARAT