Si kurrë më parë në historinë e Shqipërisë, kuqezinjtë duan rezultat pozitiv ndaj Anglisë për të thyer një tabu

Sport

Si kurrë më parë në historinë e Shqipërisë,

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të kërkojë sot përballë Anglisë një rezultat pozitiv, për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme grupin kualifikues në të cilin siguruan play-off të Botërorit. Dhe nëse e bëjnë këtë, do të thyejnë një tabu sa u përket rezultateve të historisë së kombëtares shqiptare.

Nëse kuqezinjtë ia dalin të marrin qoftë edhe një barazim ndaj Anglisë, për herë të parë në histori do të regjistrojnë 9 ndeshje radhazi pa pësuar humbje. Për herë të parë shifra e 8 ndeshjeve radhazi pa humbje është regjistruar nga 14 nëntori 2009, deri në 8 tetorin 2010, me 5 fitore e 3 barazime në periudhën kur ekipi drejtohej nga Josip Kuzhe.

Që nga 27 marsi 2023, deri më 20 nëntorin e atij viti, erdhi seria e dytë, me 5 fitore e 3 barazime nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.

Që nga 24 marsi i këtij viti, ka ardhur seria e tretë prej 8 ndeshjesh radhazi pa pësuar humbje, me 6 fitore e 2 barazime. Kësisoj, mjafton që Shqipëria të mos mundet ndaj Anglisë, për të vendosur një rekord unik në historinë e saj

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion