Lukashenko "godet" armiqtë, mbyll 15 organizata joqeveritare

Bota

Lukashenko "godet" armiqtë, mbyll 15 organizata joqeveritare

Qeveria e Bjellorusisë ka filluar një goditje të gjerë ndaj shoqërisë civile, me bastisje dhe arrestime  në mbi dhjetëra organizata në atë që është përshkruar si  “java e zezë” për organizatat joqeveritare te vendit.

Presioni pason arrestimet masive të politikanëve të opozitës dhe mbylljen   e shumë mediave të pavarura. Presidenti Aleksandër Lukashenko kërkon të shfarosë  përpjekjet politike të cilat janë në kundërshtim me regjimin e tij.

Ai  është zotuar se sulmet ndaj organizatave joqeveritare do të vazhdojnë, duke i cilësuar si  “banditë dhe agjentë të huaj”. “Një operacion spastrimi” e quajti vetë Lukashenko operacionin që sipas tij godet personat “truri i tyre është shpërlarë nga paratë e huaja”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka nisur bastisjen e  zyrave  dhe shtëpive  e të paktën 14 grupeve të të drejtave, organizatave mediatike, OJQ-ve dhe grupeve të bamirësisë.

 

ME TE LEXUARAT