Kërcënohet me vdekje hetuesja e vrasjes së gazetarit Khashoggi

Bota

Kërcënohet me vdekje hetuesja e vrasjes së gazetarit Khashoggi

Një zyrtar i lartë saudit lëshoi atë që u perceptua të ishte një kërcënim me vdekje kundër hetuesit të pavarur të Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, pas hetimeve për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi.

Në një intervistë me theguardian, raportuesja speciale për vrasjet jashtëgjyqësore tha se një kolege e KB-së e lajmëroi atë në janar të 2020 se një zyrtar i lartë saudit kishte kërcënuar dy herë në një takim me zyrtarë të tjerë të lartë të KB-së në Gjenevë atë muaj se Callamard duhet të ketë “kujdes”.

E pyetur se si u perceptua komenti nga kolegët e saj me qendër në Gjenevë, Callamard tha se “Një kërcënim me vdekje. Kështu u kuptua”.

Callamard, një eksperte franceze e të drejtave të njeriut dhe e cila këtë muaj do të marrë postin e sekretares së përgjithshme e Amnesty International, ishte zyrtarja e parë që hetoi publikisht dhe publikoi një raport të hollësishëm për vrasjen e 2018 të Khashoggit.

Raporti prej 100 faqesh i Callamard, i botuar në qershor të 2019, konkludoi se kishte “prova të besueshme” se princi i kurorës Saudite, Mohammed bin Salman dhe zyrtarë të tjerë të lartë sauditë ishin përgjegjës për vrasjen ndërsa vrasjen e quajti si një “krim ndërkombëtar”. 

Kërcënohet me vdekje hetuesja e vrasjes së gazetarit Khashoggi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion