Zyrtari i ambasadës ruse në kërkim nga policia, vodhi 300 biçikleta dhe i nxorri në shitje

Zyrtarin e konsullatës ruse në Strasburg, i cili po akuzohet për vjedhje të qendra biçikletave, organet franceze të zbatimit të ligjit e kanë vënë në listën e të kërkuarve, pasi është larguar nga Franca dhe është kthyer në Rusi.
Siç shkruajnë mediet franceze, E gjitha kishte filluar në muajin shkurt kur këshilltari komunal i Strasburgut, Alan Fontanel kishte raportuar në polici vjedhjen e biçikletës.
Fontanel e kishte parë biçikletën e tij në faqen e shitjeve Leboncoin, edhe kishte njoftuar policinë, të cilët më pastaj kishin kontaktuar shitësin, i cili kishte lënë takim me “blerësit” në hyrje të Konsullatës ruse në Strasburg.
Pasi policët të cilët po shtireshin si blerës ishin takuar me shitësin, kishin kuptuar se ai ishte shtetas rus, i punësua si shofer në Konsullatën ruse.
Shtetasi rus, rreth të 40-tave, i kishte paraqitur policëve një faturë të falsifikuar, të rreme të blerjes së biçikletës, e cila ishte e vulosur me vulë të Konsullatës. Pas kësaj zyrtari i Konsullatës ishte ndaluar nga policia, por ishte lënë i lirë deri sa rasti ishte duke u hetuar.
Së bashku me biçikletën e politikanit francez, zyrtarit të Konsullatës ruse i ishin konfiskuar edhe tri biçikleta tjera. Pas përfundimit të hetimeve doli se që nga janari i viti 2020, ai kishte nxjerrë në shitje 300 biçikleta, me vlerë rreth 100 mijë euro.


