Itali, do kthehej pranë familjes në Shqipëri, 28-vjeçari gjendet i vdekur në rrugë (EMRI)

Bota

Itali, do kthehej pranë familjes në Shqipëri, 28-vjeçari

Një shqiptar u gjet i vdekur në një rrugë në Itali. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Ferrarës.

Sipas medieve italiane, shqiptari duhej të ishte kthyer sot pranë familjes në Shqipëri për pushimet verore, por u gjet i pajetë në asfalt.

Viktima quhet Mikel Gjini dhe ishte 28 vjeç. Ai jetonte në Itali prej dy vitesh, ku punonte si murator me një kushëririn e tij në një kompani të vogël ndërtimi.

Fillimisht banorët e zonës menduan se viktima ishte goditur me thikë, por kjo gjë nuk rezultoi e vërtetë.

Më pas u tha se mund të kishte rënë nga lartësia.

Sipas medieve italiane, hetuesit dyshojnë se ai është goditur nga ndonjë ‘pirat’ i rrugëve, që është larguar me shpejtësi me mjetin e tij.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë kushëriri i tij dhe e motra, dy njerëzit e afërt që kishte në Itali.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion