Sulmi ndaj Ukrainës, Borrell: Oret më të errëta që nga Lufta e Dytë Botërore

Bota

Sulmi ndaj Ukrainës, Borrell: Oret më të errëta që nga

Sipas shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është një nga orët më të ërrëta për Europën në 80 vite, shkruan CNN

“Këto janë ndër orët më të errëta për Europën që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, u tha gazetarëve Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Borrell premtoi “ndihmë urgjente për Ukrainën”, si dhe mbështetjen e përpjekjeve për evakuim, duke përfshirë stafin e BE-së.

Në një konferencë së bashku me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, Borrell tha se masat ndëshkuese nga blloku prej 27-anëtarësh kundër Rusisë do të ishin “paketa më e ashpër e sanksioneve që është vendosur ndonjëherë”.

Von der Leyen tha se do të vendoste sanksione “masive dhe strategjike” kundër Rusisë ./abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion