"I kemi respektuar masat", vazhdojnë protestat e dhunshme anti-Covid në Itali

Bota

"I kemi respektuar masat", vazhdojnë protestat e dhunshme

Një shaman në dukje i grupit konspiracionist amerikan QAnon, iu bashkua dje protestës së dhunshme të pronarëve të restoranteve në kryeqytetin italian Romë.

Imituesi i veshur me pellush e brirë në kokë, dhe fytyrë të lyer me ngjyrat e flamurit italian, dukej qartë që ishte një referencë e “shamanit” amerikan Jacob Chansley, që u bë i famshëm  nëprotestat vrasëse në Kongresin amerikan më 6 janar. Chansley është aktualisht në paraburgim në pritje të gjyqit.

Ndërsa versioni i tij italian  iu bashkua protestës së pronarëve të bizneseve të vogla, që janë mbyllur prej javësh nga masat e koronavirusit, të cilët u përleshën me policinë jashtë parlamentit në Romë. Protesta u zhvilluan gjithashtu në jug të Italisë ku demonstruesit bllokuan një prej autostradave kryesore.

"I kemi respektuar masat", vazhdojnë protestat e dhunshme

Një polic u plagos në protestat e Romës, sipas agjencisë vendase LaPresse ndërsa të paktën shtatë protestues u arrestuan, njoftonte RAI.
Turma e disa qindra protestuesve thërriste “Punë!” e “Liri”, lëshonin fishekzjarre dhe qëllonin me objekte të tjera.

Oficerët sulmuan protestuesit pas paralajmërimeve për shpërndarje, ndërsa mediat thonin se në protestë ishin bashkuar dhe pronarë të bizneseve të tjera.
Mes demonstruesve ishte Hermes Ferrari, pronar restoranti në Modena, i cili thoshte se kishte mbajtur hapur restorantin e tij, megjithë kufizimet e qeverisë. Ferrari nxiti edhe të tjerë të bëjnë si ai.

“Duhet të hapemi pasi askush nuk mund të na tregojë të mbyllemi”, thërriste ai.
Ndërkohë qeveria italiane ka dhënë miliona euro në ndihma për kategoritë më të prekura nga pandemia. Disa orë më herët një protestë ne Caserta, kishte bllokuar autostradën A1.
Mes qindra demonstruesve ishin pronarë dyqanesh, palestrash e restorantesh, njoftonte agjencia italiane LaPresse.

ME TE LEXUARAT