Arrestohet aktori i njohur hollivudian”, ja për çfarë akuzohet

Showbiz

Arrestohet aktori i njohur hollivudian”, ja për çfarë


Aktori i njohur, Zach Avery është vënë në pranga sepse dyshohet se ka organizuar një skemë piramidale prej 690 milionë dollarëshe 34-vjeçari u mor në paraburgim dhe u akuzua për mashtrim me skemën piramidale në lidhje me kompaninë e tij “1inMM Capital LLC”.

Sipas një ankese të Komisionit të letrave me vlerë, ai është akuzuar për mbledhjen e më shumë se 690 milionë dollarëve për pesë vjet pasi u kishte thënë investitorëve se ai kishte marrëveshje licensimi filmash me kompani të mëdha, përfshirë HBO dhe Netflix.
Dyshohet se ai u kishte thënë investitorëve në mënyrë të rreme se kishte kontratë të suksesshme të shitjes së të drejtave të filmit.

Aktori dhe “1inMM”  u kishin premtuar investitorëve kthime më të mëdha se 35 përqind dhe të paguanin ato kthime të supozuara të investimeve të hershme duke përdorur fonde nga investime më të reja.

Në ankesë thuhet se Avery u kishte treguar investitorëve marrëveshje dhe email të trilluara në lidhje me marrëveshjet e pretenduara me HBO dhe Netflix.
Ndër filmat që ai gënjeu për zotërimin e të drejtave ishin filmi i Jean-Claude Van Damme i vitit 1989, “Kickboxer”, si dhe “The Lords of Salem”, një film horror i vitit 2012.
Aktori u vendos në paraburgim të martën herët, ku agjentët hynë në shtëpinë  e tij për të gjetur prova të tjera.
 

ME TE LEXUARAT