"I ka vdekur truri"/ U nxor pa ndjenja në breg të detit, 12-vjeçari shqiptar përfundon në intubim

Bota

"I ka vdekur truri"/ U nxor pa ndjenja në breg të detit,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 12-vjeçar shqiptar u nxor nga deti pa ndjenja. Ngjarja ndodhi në bregdetin e Georgioupolis. Mediat greke raportojnë se shqiptari është shtruar në spitalin universitar të Heraklion.


Siç tha për ERT, komandanti i PAGNI-t, Giorgos Chalkiadakis, gjendja klinike e fëmijës është shumë e rëndë dhe nga analizat e kryera rezultoi se ai ka vdekur truri. Prindërit e fëmijës nga Shqipëria janë njoftuar për zhvillimet, por ende shpresojnë për një mrekulli deri në momentin e fundit.


Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e së dielës në datë 9 korrik kur fëmija 12-vjeçar u tërhoq nga një roje plazhi pa ndjenja në plazhin e Georgioupoli. Djali u dërgua me ambulancë në spitalin e Rethymnon, ku mjekët e intubuan dhe vendosën që ai të transferohej urgjentisht në spitalin që trajtohet sot. Ende nuk ka një përgjigje nga spitali për 12-vjeçarin, ndërsa shprehen se gjendja e tij është shumë e rëndë, ndërsa është i intubuar

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion