E pazakontë/ Shoferi kalonte çdo ditë pa paguar në autostradë për 16 vite: Si ia doli të shmangte tarifën?

Bota

E pazakontë/ Shoferi kalonte çdo ditë pa paguar në

Në histori e pazakontë vjen nga Spanja, ku një shofer pretendon se ka kaluar për 16 vite me radhë nëpër pikat e pagesës së autostradës pa paguar asnjë cent.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, jetonte në Pontevedra dhe udhëtonte çdo ditë drejt Vigos për të shkuar në punë, por tarifa e autostradës i merrte rreth 10% të pagës së tij.

Për të shmangur pagesën, ai kishte gjetur një mënyrë të veçantë: ndalonte në kabinë, deklaronte se nuk kishte para dhe kërkonte të vazhdonte rrugën, duke pretenduar se kishte të drejtën e kalimit. Kur punonjësit i kërkonin të firmoste një deklaratë për mospagesën, ai refuzonte ta bënte këtë dhe këmbëngulte që të lejohej të kalonte.

Ai e paraqiste këtë veprim si protestë ndaj tarifave të autostradës, duke pretenduar se kostoja e ndërtimit të saj ishte mbuluar prej kohësh nga pagesat e qytetarëve dhe se nuk kishte më arsye që kompania të vazhdonte ta administronte atë përmes koncesionit. Sipas rrëfimit të tij, kompania administruese e autostradës, AUDASA, nuk kishte ndërmarrë masa ndaj tij për tarifat e papaguara deri në vitin 2012, kur historia u bë publike.

Ndërkohë, rregullat në Spanjë janë të qarta: në autostradat me pagesë, drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të paguajnë tarifën, ndërsa mospagesa konsiderohet shkelje.

Në vitin 2026, kalimi për një automjet joluksoz në itinerarin Pontevedra–Vigo kushton 5.05 euro, pa llogaritur zbritjet e mundshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion