Asambleja e PS/ Koçeku: Sa më parë dorëheqje

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas zhvillimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, partisë në të cilën bënte pjesë edhe vetë.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku ngre pyetjen se, si mundet një parti e cila nuk kontrollon dot veten, të drejtojë një shtet.
Në fund të këtij reagimi, deputetja e pavarur ka kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kreut të qeverisë duke thënë se, ‘sa më parë, aq më mirë’.
“Dikush duartroket me zell, dikush hiç. Mandej hapet shfaqja, thotë “mbylli kamerat”, mandej “hapi kamerat”. Mandej thotë “ta përjashtojmë”, derisa dikush tjetër “ta rishqyrtojmë”.
Nji parti që s’di çka thotë dhe s’kontrollon dot veten e vet, si mundet me drejtu nji shtet? Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë.”, shkruan Koçeku.


