“Vjehrra” e Luiz Ejllit zbulon detaje nga filmi: Ai s’ka nivelin e familjeve korçare

Showbiz

“Vjehrra” e Luiz Ejllit zbulon detaje nga filmi: Ai s’ka

Kasti i aktorëve të filmit “Në Kuadër të Dashurisë” është ende me xhirime, mirëpo aktorja Zamira Kita u shkëput pak për të dhënë një intervistë në “Ftesë në 5” përmes një lidhje direkte nga qyteti i Korçës.

Ajo zbuloi përvojën e xhirimeve të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, një projekt që e bëri bashkë me kolegë të vjetër, por edhe emra të rinj.

“Me Luizin dhe Sarën s’ kisha luajtur, por më kanë surprizuar sa shpejt e kapnin situatën”, tha ajo, duke theksuar se nuk ishte as e nevojshme t’iu jepnin këshilla.

Zamira tregoi se edhe në rol do të jetë po një grua korçare me të njëjtin emër. Ajo do të luajë si mamaja e Sara Hoxhës dhe Olta Gixharit e rrjedhimisht Luizi do të jetë dhëndri i saj në film.

“Jam një vjehrrë jo që nuk e do këtë dhëndrin, por ka ca rezerva ndaj këtij dhëndri. I duket sikur ky dhëndri nuk ka nivelin e familjeve korçare dhe i jep ndonjëherë urdhra. Bëhet si më kompetente sesa duhet. Por e do dhe respekton”, zbuloi Zamira.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion