Maratona e Tiranës, 5,800 vrapues nga 40 shtete pushtojnë rrugët e kryeqytetit! Ja sa do jetë çmimi i madh

Aktualitet

Maratona e Tiranës, 5,800 vrapues nga 40 shtete pushtojnë rrugët

Ka nisur gara në të gjitha kategoritë e Maratonës së Tiranës, ku këtë vit marrin pjesë rreth 5,800 vrapues nga të paktën 40 shtete të ndryshme.

Pjesëmarrësit garojnë në pesë kategori: maratona e plotë prej 42 kilometrash, gjysmëmaratona prej 21 kilometrash, Tirana 10K-gara 10 kilometra, si dhe kategoria 5 kilometra, e cila vjen si risi këtë vit.

Pjesë e aktivitetit është edhe gara 3 kilometra “We Too”. Edhe këtë vit, fituesit do të shpërblehen me çmime që variojnë nga 200 deri në 5,000 euro.

 Çmimi më i madh, prej 5,000 eurosh, i takon fituesit të vendit të parë në maratonën e plotë, 42 kilometra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion