Spiropali dhe Ndreca jashtë forumeve të PS pa votim/ Çfarë thotë statuti për vendimin që ngre pikëpyetje?

Politikë

Spiropali dhe Ndreca jashtë forumeve të PS pa votim/ Çfarë

Ajo që ndodhi në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ngre pikëpyetje jo vetëm politike, por edhe statutore.

Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Por kërkesa e tij nuk u hodh në votim. Gjatë diskutimeve pati kundërshtime dhe Asambleja nuk mori asnjë vendim përmes votës.

Kjo është çështja e parë. Si mund të konsiderohet i marrë një vendim për përjashtimin e dy anëtarëve, kur organi që duhej të shprehej për kërkesën nuk votoi?

Ka edhe një problem të dytë, që e bën situatën edhe më paradoksale.

Pas mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi deklaroi se Elisa Spiropali ishte anëtare e Partisë Socialiste, duke lënë tē kuptohej se nuk ishte vendosur për përjashtimin. Më pas, përmes një statusi në Facebook, korrigjoi deklaratën, dhe tha se Spiropali dhe Ndreca përjashtoheshin nga forumet e partisë, por jo nga anëtarësia në PS.

Mirëpo, edhe ky sqarim krijon dy probleme.

Së pari, Plarent Ndreca nuk rezulton të jetë anëtar i ndonjë forumi drejtues të PS-së. Atëherë, nga cili forum po përjashtohet?

Si mund të përjashtosh dikë nga një strukturë ku nuk është anëtar?

Ndërsa për Elisa Spiropalin çështja është edhe më komplekse. Sipas statutit të PS-së, deputetët socialistë janë anëtarë ex officio të Asamblesë Kombëtare. Pra, anëtarësia e saj në këtë organ buron nga statuti.

Atëherë, si mund të hiqet kjo e drejtë që ia njeh statuti?

Pra kemi një situatë të pazakontë: kryetari kërkon përjashtimin, Asambleja nuk voton, kërkesa kundërshtohet dhe Sekretari i Përgjithshëm shpall më pas  përjashtimin nga forumet.

Nëse statuti nuk përcakton më kufijtë e vendimmarrjes dhe Asambleja nuk ka më nevojë të votojë për vendimet që i kërkon kryetari, atëherë cili është roli i saj?

Dhe, mbi të gjitha, çfarë vlere ka statuti në Partinë Socialiste?

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion