Heroi shpëtoi 2-vjeçaren nga mbytja, u hodh nga ura 25 m duke vënë në rrezik dhe jetën e tij

Bota

Heroi shpëtoi 2-vjeçaren nga mbytja, u hodh nga ura 25 m duke

Një aksident ka ndodhur në SHBA, Ocean City, Maryland ku një nga përplasja e disa automjeteve, një 2-vjeçare rrëshqiti nga makina dhe ra në ujë nga një urë mbi 25 m e lartë. Menjëherë pas kësaj, një person ende i paidentifikuar është hedhur në ujë dhe ka shpëtuar jetën e 2-vjeçares.

Sipas mediave vendase, “heroi” u hodh menjëherë në veprim. Zjarrfikësi Ryan Ëhitington tha se personi që shpëtoi vogëlushen vendosi të mbetej i panjohur publikisht dhe se veprimi i tij ishte në rrezik, sepse në atë zonëuji  është rreth 5 metra i thellë dhe kërcimi ishte nga më shumë se 25 metra lart.

“Ai shpëtoi një fëmijë 23 muajsh. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen tonë se nëse ai nuk do të kishte bërë atë që bëri, sot do të kishim një titull ndryshe të kësaj historie,” tha Whitington.

Heroi shpëtoi 2-vjeçaren nga mbytja, u hodh nga ura 25 m duke

Aksidenti në të cilën u përshinë disa dhe përfunduar të plagosur tetë persona, ngjalli panik tek qytetarët.  Shtatë persona u dërguan në spitalet lokale ndërsa fëmija u dërgua me helikopter në Spitalin e Fëmijëve Johns Hopkins.

ME TE LEXUARAT