Vr*sja e Alfred Dedjas në Ndroq, mbyllen hetimet për Julian Gjoshin/ Dosja gati për gjykim në 2 akuza

Aktualitet

Vr*sja e Alfred Dedjas në Ndroq, mbyllen hetimet për Julian Gjoshin/

Julian Gjoshi, një 29-vjeçar nga Shijaku është marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit. Hetimi i kryer për disa muaj me rradhë, provoi se Gjoshi, ka qëlluar me armë zjarri 50-vjeçarin Alfred Dedjan, me të cilin kishte njohje personale.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja është rregjistruar në pasditen e 1 dhjetorit 2024, në fshatin Ndroq kur policia ka marë njoftimin se në ambjentet e një lokali është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka gjetur vdekjen, 50-vjeçari Alfred Dedja.

Këtij të fundit forcat e policisë i gjetën dhe një armë zjarri në trup, të cilën viktima nuk e kishte përdorur, për shkak se ishte qëlluar në më përpara në befasi nga shoku i tij, Julian Gjoshi.

Makinën me të cilën u largua pas vrasjes, një ML në pronësi të babait të tij, Julian Gjoshi e braktisi në Shkallnur të Durrësit dhe u fsheh në një hotel aty pranë.

Policia ra në gjurmët e tij dhe do të ndërhynte për arrestim, por 27-vjeçari u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës në shoqërinë e familjarëve e avokatit të tij mbrojtës.

Gjatë dëshmisë që ka dhënë në fazën e hetimit, Julian Gjoshi ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar se është ndjerë i ofenduar nga shoku i tij, Alfred Dedja, që sipas tij ky i fundit herë pas here e shante.

“…ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë, kur punonte menaxher tek restoranti i familjes time. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve…"-ka pohuar në momentet e para të dorëzimit në polici Julian Gjoshi.

Çështja kundër të pandehurit Gjoshi, tashmë ndodhet në gjykatën e Tiranës dhe pritet që në ditët në vijim të nisë procesi gjyqësor për akuzën e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëvetë zjarrit”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion